Flash News

KRYESORE

Sherr me thika pranë një lokali në Itali, shqiptari qëllon për vdekje të riun

Sherr me thika pranë një lokali në Itali, shqiptari qëllon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Itali, ku protagonist ka qenë një shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se një sherr për motive të dobëta është shndërruar në tragjedi natën e shkuar në Alba Adriatica, në provincën e Teramo.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, një 22-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi u godit me thikë në zemër nga një shqiptar.

Sipas Ansa, viktima, Manuel Spinelli, i cili i përkiste komunitetit rom ndodhej jashtë një lokali nate sëbashku me disa miq, kur ka shpërthyer një zënkë e dhunshme me një grup shqiptarësh. Pikërisht në këtë moment, 24 – vjeçari shqiptar ka nxjerrë thikën duke e goditur të riun në zemër.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pak ngjarjes së rëndë, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë xhelozia për shkak të një vajze, megjithatë nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

Të fundit