Flash News

KRYESORE

Sherri brenda LSI, kryetari i Tiranës i përgjigjet Mezinit: U verbuam kur të kandiduam, je vegël qorre

Sherri brenda LSI, kryetari i Tiranës i përgjigjet Mezinit: U verbuam

Kryetari i LSI për Tiranën, Erklent Krifsa ka replikuar me këshilltaren në bashkinë e Tiranës, Genta Mezini, e cila ka deklaruar se qytetarët e votuan për Tiranën dhe jo për të mbështetur LSI në një garë qorre, duke iu referuar votës pro që ajo dha për rritjen e çmimit të ujit.

Krifsa shprehet se i vetmi moment që LSI është verbuar ka qenë ku ka vendosur të përfaqësojë qytetarët me njerëz si Genta Mezini. Ai e konsideron ish-këshilltaren e LSI si vegël qorre të pushtetit politik.

Reagimi:

Genta, une dua tju kujtoj qe ti je keshilltare sot sepse punuan qindra-miijera anetare, duke filluar nga programi qe ju e keni shperndare vete me doren tuaj ne vitin 2015, deri tek detaji me I vogel i fushates.

Qytetari per ju ishte I pari, dhe interesat e tij ishin primare ne axhenden tuaj si keshilltare. Kjo ishte ajo qe ju premtuat gjate gjithe fushates, gje qe e shkelet qe ne diten e pare qe u ulet ne karrigen e keshilltarit.

Ti thua qe LSI vazhdon garen qorre, kurse une them I vetmi moment qe LSI eshte verbuar ka qene kur ju ka vendosur ju dhe njerez te tjere si puna juaj per te perfaqesuar endrrat, deshirat, idete e 54,292 votuesve te saj ne zgjedhjet e vitit 2015.

E dashur Genta, nje njeri me emer te mire dhe nje profesioniste e zonja si ti nuk mund te jete nje vegel qorre e asnje subjekti politik, sepse ju jeni vegel qorre e pushtetit politik.

Me vjen shume keq qe ideali dhe puna juaj nder vite u hodh poshte nga deshira e pushtetit. Shpresoj qe kete ane tuajen ta keni vetem ne politike dhe jo ne profesionin tuaj si mjeke.

Të dy deputetë të Vlorës, Shezai Rrokaj: Opozita që do të bëj përballë Edi Ramës

Të fundit