Flash News

KRYESORE

Sherri i Anxhelinës me Beatrixën, Albëria tregon për zënkën e kushërirave

Prej disa kohësh përflitet në media për zënkën e Anxhelina Hadërgjonajt dhe Beatrix Ramosaj. Ato të dyja janë vajza tezesh dhe sipas mediave sherri mes dy kushërirave ka nisur për shkak të Arielit, mikut të ngushtë të Anxhelinës, me të cilin edhe jeton në Los Angeles.

Sipas disa mediave të ndryshme, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për mundësi të reja për në Los Angeles. Por kjo, sa duket, nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës.

Për herë të parë, Albëria ka folur hapur për sherrin e vajzës dhe mbesës së saj.

E ftuar në "E diell", Albëria tha:

Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me radhë."

Ajo tregoi gjithashtu dhe për marrëdhënien me motrën e saj:

"Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar."

Të fundit