Flash News

KRYESORE

Sherri i Braçes më gazetaren, ndërhyn Shehi: Janë të tensionuar, shikoni edhe sjelljen e Ramës dhe Spiropalit

Sherri i Braçes më gazetaren, ndërhyn Shehi: Janë të

Ngjarja e ditës së djeshme, kur kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe nxorri jashtë dy gazetare vijon të jëtë në vënë në qendër të vëmendjes.

I ftuar në studion e Report Tv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi u shpreh se reagimi i Braçes erdhi pas situatës së tensionuar të shumicës, ndërsa sipas tij deputeti i PS është 'bishti i kavallit'.

“Këta janë të gjithë të tensionuar, jo Braçe që është bishti i kavallit, nuk hynë në punë fare, është Spiropali, Braçe, por Rama e patë çfarë tensioni tregoi për gazetarët. Janë të kapur të gjithë në faj. Videot janë të gjitha të vërteta. Të gjithë e dinë që vëllai i ministrit është një bandit, shkoi me këmbët e veta në Itali për të bërë 7 vite burg”, tha Shehi.

Për sa i përket deklaratave të deputetes së PS, Spiropali se PD po përgatit një puç, ai u shpreh se; “Le të punojë me ndonjë doganë, nuk komentoj Spiropalin, unë jam 60-vjeç, ajo është vajza ime”, tha ai.

Nga ana tjetër, Shehi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës.

Të fundit