Flash News

KRYESORE

Sherri Lerda-Mehmeti, lojtari i kuq është kthyer në "mollë sherri"

Sherri Lerda-Mehmeti, lojtari i kuq është kthyer në

Partizani përjetoi një moment të turpshëm kur pas ndeshjes kundër Kukësit, trajneri Franco Lerda dhe ndihmësi i tij Dritan Mehmeti bënë sherr me njëri-tjetrin. U desh ndërhyrja e stafit që të mos kalonte situata në ekstrem total.

Arsyeja e sherrit është zbuluar dhe ka qenë për shkak të zëvendësimeve. Numri 2 i stolit i ka kërkuar italianit që të aktivizojë sulmuesin Jasir Asani përpara Brian Brownit, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kryetrajnerit që i është kthyer keq.

Italiani i ka kërkuar që të mos ndërhyjë, ndërsa situata ka shpërthyer pas ndeshjes për këtë shkak. Lerda në nerva e sipër i ka thënë drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama, që do të largohet, pasi nuk mund të punojë në situata të tilla. Ky i fundit i ka kërkuar të qetësohet.

Të fundit