Flash News

KRYESORE

Sherri me dyer të mbyllur te Komisioni i Ligjeve, Doshi përplaset me Qefalinë për Erinda Ballancën

Sherri me dyer të mbyllur te Komisioni i Ligjeve, Doshi përplaset me

Dje në Komisionin e Ligjeve ishte e ftuar avokatja e popullit, Erinda Ballanca, për të prezantuar raportin vjetor të këtij institucioni. Megjithatë, edhe Ballanca nuk u shpëtoi dot përplasjeve në këtë komision. Për të pushuar demokratët, Ulsi Manja kërkoi që në debat të përfshijë Avokaten e Popullit, por kjo e fundit kërkoi që në sallë të vihet rregulli që të dëgjohej.

Por ajo u kërcënua nga Manja, se nëse nuk do të vazhdonte do ta mbyllte takimin me të dhe nuk do të kishte mundësi më për të folur në komision.

Pjesë e debatit pa praninë e kamerave të ndezura janë bërë edhe deputetët Tom Doshi dhe Xhemal Qefalia.

Qefalia: Ti zonjë ki respekt për veten. Jam i interesuar për t’ju dëgjuar dhe duhet të flisni. Nuk jeni ju personi që vendosni për rregullat këtu.

Ballanca: E para punës ju duhet të merreni me ata të PD, jo me mua.

Qefalia: Nëse do të përcjellësh mesazhin që je e pavarur...

Ballanca: mos u merrni me mua, nëse nuk ka interes të më dëgjoni unë iki. Unë s’kam si të filloj të flas kur dy njerëz zihen.

Tom Doshi: Ti Xhemal je në Komisionin e Sigurisë, mos hajde këtu e të na tregosh rregullat e mbledhjes... je zëvendësues këtu...

Qefalia: unë jam me vendim të kryetarit të Kuvendit ti ke ardhur për herë të parë, unë vij përherë.

Fino: Merre me qetësi, ne duam të dëgjojmë... /Panorama/

Të fundit