Flash News

KRYESORE

Sherri me shkopinj për Enver Hoxhën, reagon ish-deputetja: U lumtë dora demokratëve, kanë kalamajtë në pushtet

Sherri me shkopinj ditën e djeshme të Varrezat e Dëshmorëve në ceremoninë e organizuar në kuadër të 5 majit ka ngjallur reagime të shumta.

Mes tyre ka qenë edhe ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila përmes një statusi në facebook mbështet reagimin e demokratëve, pas incidentit ku mes nostalgjikëve të Enver Hoxhës dhe simpatizantëve të PD pati një përplasje fizike, duke përdorur edhe shkopinjtë.

“I lumtë dora se e kanë bërë kaq mirë ato që ja thyen portretet këtyre te rrjedhurve të PPSH...

Se po ju duket se u bë deti kos, se i kanë kalamajtë në pushtet...”, shkruan ish-deputetja Mesila Doda.

Kujtojmë se në këtë përplasje u përfshi edhe ish-deputeti i PD, Ndriçim Babasi, ndërsa njëri nga nostalgjikët mbeti i lënduar lehtë.

Të fundit