Flash News

KRYESORE

Sherri me thika për një femër te Presidenca, zbardhen 4 emrat e studentëve të plagosur, dy prej tyre kushërinj  

Sherri me thika për një femër te Presidenca, zbardhen 4 emrat e

Zbardhen emrat e 4 të rinjve që u përleshën me thika përballë godinës së Presidencës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Policia ka zbardhur detajet e para të ngjarjes, e cila nisi pas një sherri për një vajzë.

|Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit Jurgen Lleshi, Feliks Lleshi, Klajdi Dumi dhe Klajdi Marku (studentë). Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. J. Ll dhe F. Ll  janë kushërinj (djem xhaxhai). Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes”, sqaron policia, për të rinjtë të cilët aktualisht janë në spital.

 

Të fundit