Flash News

KRYESORE

Sherri mes deputetëve, Arbana Xharra: Vetëvendosja vepron si regjimi i Enver Hoxhës

Sherri mes deputetëve, Arbana Xharra: Vetëvendosja vepron si regjimi i

Deputetja e PDK-së, Arbana Xharra ka folur për sherrin ku u përfshin dy kolegët e saj, Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje dhe Milaim Zeka nga Nisma, duke e kritikuar sjelljen e tyre.

Xharra shkruan se nuk pajtohet kurrsesi me gjuhën e Zekës, ndërkohë sjelljen e deputetëve dhe militantëve të Vetëvendosjes e konsideron të ngjashme me atë të regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.

Reagimi:

A pajtohem me gjuhën e Milaim Zekes, kurrsesi! Në anën tjetër, partia Vetëvendosje me ushtrinë e saj të Facebookut të kryqëzon sa herë nuk pajtohesh me ta, madje te etiketon pamëshirshëm, dhe jo vetëm personalisht, por edhe familjarisht. Ngjashëm vepronte edhe regjimi i Enver Hoxhës: pasi arrestonte një kritik, pastaj ia internonte familjen. Kush nuk e përfaqëson njëmendësinë e kësaj partie, gjendet në shënjestër të militantëve të saj, njerëz pa etikë dhe pa nder publik. Më pas fillon fushata sistematike e dehumanizimi ndaj individit që e konsiderojnë kundërshtarë politik. Si rezultat legjitimohet dhuna!

Dhuna në emision, deputeti i ‘VV’-së përfundon në paraburgim

Të fundit