Flash News

KRYESORE

Sherri mes dy aktorëve, policia jep detajet: Ledio Lako qëlloi Gent Hazizin me përforcues grushti

Sherri mes dy aktorëve, policia jep detajet: Ledio Lako qëlloi Gent

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje mbi përplasjen fizike që kanë patur dje dy aktorët e njohur të humorit.

Bëhet fjalë për një sherr mes aktorëve Ledio Lako dhe Gent Hazizi, ku ky i fundit është qëlluar me përforcues grushti nga Lako, i cili luan edhe rolin e “Kapos” në spektaklin ‘Portokalli’.

“Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Lako, 40 vjeç, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.

Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Të fundit