Flash News

KRYESORE

Sherri në Dibër, lihet në burg zv. kryetari i Bashkisë Ernolt Cani

Sherri në Dibër, lihet në burg zv. kryetari i Bashkisë

Ditën e djeshme një sherr, që u shoqërua dhe me përdorimin e shkopinjve të basketbollit, ndodhi në Bashkinë e Dibrës mes anëtarëve të PS-së dhe PDIU-së.

 Burime bëjnë me dije se është lënë në burg pa afat zv.kryetari i Bashkisë Ernolt Cani i cili akuzohet për “goditje për shkak të detyrës”.

Cami u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi rreth orës 09:05, të së mërkurës kur ai në bashkëpunim me një tjetër person aktualisht i shpallur në kërkim kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij Drejtorin e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër Drini Mataj.

Nga konflikti mbetën të plagosur tre persona që morën kujdesin mjekësor në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Sherri në bashkinë e Dibrës, mbërrijnë dy furgona të FNSH-së, thirret në polici kryebashkiaku Muharrem Rama

Reme Lala për sherrin në Bashki: Shkoni në Dibër për të marrë vesh të vërtetën

Të fundit