Flash News

KRYESORE

Sherri në ekran me Zhakun, flet Kastro Zizo: Ajo mund të bënte më shumë por u largua

Me siguri shumë prej jush e mbani mend sherrin e famshëm të Kastro Zizos me Zhakun në vitin 2013 në emisionin "Zonë e Lirë".

Atëherë, Zhaku e akuzonte Kastron se i kishte vjedhur këngën “Dorentina dhe Kastro i zi”, konkurruese në festivalin “Kënga Magjike 2011”. Debati ishte shumë i ashpër ku të dy fyen dhe ofenduan njëri-tjetrin.

Por dje, i ftuar në "BE Coffee" në Tv Klan, Kastro Zizo tha se ka komunikim me Zhakun. Ai tregoi se ajo jeton tashmë në Berlin me partnerin e saj. Por vazhdon të jetë i mërzitur me miken e tij pasi ai u shpreh duke thënë se Zhaku "i ka bërë kak*n këtij vendi”.

Kastro u shpreh se ajo mund të bënte shumë më shumë për këtë vend por zgjodhi të largohej.

Të fundit