Flash News

KRYESORE

Sherri në komision, Rama reagon kundër PD: Pse mos t’u japim një leje ndërtimi për kullë te SHQUP-i?

Sherri në komision, Rama reagon kundër PD: Pse mos t’u japim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sherrit në Komisionin e Edukimit, ku pjesëmarrja pa ftesë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shkaktoi pakënaqësi te deputetët e opozitës.

Rama e konsideron PD-në një parti të zbrazur mendërisht dhe politikisht, si dhe e akuzon se ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjymtyrësh të dhunshëm. Ai kërkon ndërtimin te selia blu të një kulle për “sportet trup më trup”.

“Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht(se shpirtërisht ka firuar me kohë),por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUPi për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”,- shkruan Rama.

Deputetët e opozitës u përplasën me kryebashkiakun Veliaj, i cili përveçse nuk ishte ftuar nga Kuvendi, ndëhyri që në fillim të mbledhjes duke i ndërprerë fjalën kryetares së Komisionit, Albana Vokshi, dhe duke prishur mbledhjen e planifikuar me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Olsi Eftimi i ‘Atelier 4’ del publikisht kundër godinës së Teatrit Kombëtar

Fotografia e viktimës që deputetët i nxorën sot në komision Erion Veliajt

Të fundit