Flash News

KRYESORE

Sherri në komison me Braçen, Agron Shehaj tregon detajet

Sherri në komison me Braçen, Agron Shehaj tregon detajet

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas sherrit të ndodhur ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë mes tij dhe deputetit Erion Braçe.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shehaj thotë se kërkoi fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe ajo ju mohua, sipas tij për të disatën herë nga kryetari i saj.

“I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës”, shprehet Shehaj teksa rrëfen edhe fjalët që ai i ka thënë Braçes gjatë momentit të përplasjes.

Postimi i plotë i Agron Shehaj

Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën herë nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës.

Pasi u mohua dhe pas fyerjeve të papranueshme, iu kheva duke i thenë se “je një hiç që ke 27 vjet që jeton në kurriz të njerëzve dhe vazhdon t’u marrësh shpirtin. Nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Të të vijë turp, i pangopur”.

Të fundit