Flash News

KRYESORE

Sherri në kopshtin e fëmijëve, reagimi i Drejtorisë Arsimore Korçë: Do të merren masa për të dyja arsimtaret

Sherri në kopshtin e fëmijëve, reagimi i Drejtorisë Arsimore

Pas dhunës që drejtoresha e kopshtit të Korçës, Laureta Asllani  ka ushtruar ndaj edukatores Suzana Brahimllari, ka reaguar drejtori i Drejtorisë Arsimore, Rajonale Korçë, Kristaq Grabocka.

Zoti Grabocka u shpreh për “Balkanweb” se kjo dhunë nuk do të tolerohet dhe se ndaj tyre do të merren masa sipas ligjit.

“Rasti është duke u shqyrtuar nga të gjitha instancat përkatëse. Është mbledhur komisioni i etikës dhe rasti po ndiqet me detaje.

Ne si institucion që kemi rolin dhe përgjegjësinë tonë do të veprojmë sipas ligjit i cili parashikon nga vërejtje, paralajmërim, masë dhe pezullim. Fjalën pezullim duhet ta kisha thënë të parën”, deklaroi Grabocka.

Sipas dëshmisë së edukatores, dhuna ndaj saj ishte shkaktuar pasi drejtoresha pretendonte se prindrit e një fëmije ishin ankuar për sjelljen e Brahimllarit.

Të fundit