Flash News

KRYESORE

Sherri në PD, Strazimiri shmangu përplasjen e Gjanës me Mezinin, zbulohet çfarë u tha Basha pas grindjes

Sherri në PD, Strazimiri shmangu përplasjen e Gjanës me Mezinin,

Jemin Gjana ka tentuar të godasë sot në mbledhjen e Kryesisë, Sekretaren për Organizatat Partnere, Valbona Mezinin, pasi kjo e fundit e ka kritikuar për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve brenda partisë.

Burime për Politiko.al bëjnë të ditur se ka qenë deputeti Gent Strazimiri ai që ka penguar përplasjen fizike të Gjanës me Mezinin, duke e larguar ish-ministrin e Bujqësisë nga sekretarja.

Kryetari Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në mbledhje kur ndodhi incidenti, duke kërkuar nga palët që të qetësohen.

“Të respektojmë njëri-tjetrin. Këtu jemi për bashkim, jo për tu përçarë”, mësohet tu ketë thënë Basha dy personave të përfshirë në konflikt, por edhe zyrtarëve të tjerë që u bënë dëshmitarë të ngjarjes.

Të fundit