Flash News

KRYESORE

Sherri pas ndeshjes, UFC pezullon McGregor dhe Khabib

Sherri pas ndeshjes, UFC pezullon McGregor dhe Khabib

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov janë pezulluar përkohësisht nga UFC. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Sporteve të Nevadës dhe dënimi do të hyjë në fuqi të hënën e 15 tetorit.

Gjithsesi, pritet që ky pezullim të zgjasë deri më 24 tetor, kur do të zhvillohet seanca dëgjimore dhe ku do të përcaktohet dënimi përfundimtar për të dy sportistët.

Khabib arriti të mposhte kampionin irlandez në UFC, por pas përfundimit të ndeshjes doli nga oktagoni dhe sulmoi pjesëtarët e ekipit kundërshtar duke shkaktuar kaos në stadium.

Të fundit