Flash News

KRYESORE

Sherri për Elvana Gjatën në ish-Bllok, moderatori i njohur: Ervin Matën e njoh prej 17 vitesh

Sherri për Elvana Gjatën në ish-Bllok, moderatori i njohur: Ervin

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok në Tiranë shkaktoi shumë bujë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë 26-vjeçari Fabion Gaxha, truproja i Ervis Martinajt, i cili bashkë me mikun e tij Eljon Hato mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas disa orësh, pista kryesore e hetimit u përqendrua te një sherr mes palës së Martinajt dhe biznesmenit të njohur Ervin Mata për të dashurën e tij, këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Kjo ngjarje hapi shumë debate, ndërsa është moderatori i “Kafein”, Flavio Qarri ai i cili deklaron sot në mëngjes se biznesmenin Mata e njeh prej shumë vitesh.

“Ervin Matën kam 17 vite që e njoh, por nga ana tjetër kam 15 vite pa e parë”, u shpreh moderatori, ndërsa pyeste të ftuarën e tij Etleva Delia, gazetaren e kronikës së zezë, për të shkuarën e Matës.

Deri tani, policia nuk e ka cilësuar si një person me të shkuar kriminale dhe me precedent. Ai nuk rezulton një person problematik në skanerin e policisë, apo të jetë i dyshuar për ndonjë vepër penale.

Aktualisht, Mata bashkë me Meviol Bilon, komandon e njohur si një nga qitësit më të mirë shqiptar, janë shpallur në kërkim. Ky i fundit akuzohet edhe si autori që qëlloi për vdekje të riun dhe plagosi dy të tjerët.

Nga ana tjetër, se pas ngjarjes, këngëtarja Gjata është larguar nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit drejt një vendi të Bashkimit Evropian.

Të fundit