Flash News

KRYESORE

Sherri për pronën në Sauk, arrestohen dy persona

Sherri për pronën në Sauk, arrestohen dy persona

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Sauk, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt me njëri –tjetrin duke përdorur mjete të forta dhe mjete prerëse, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive pronësie.

Policia në Tiranës, ka arrestuar dy personat Eduart Dushku, 41 vjeç dhe Skënder Osma, 38 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga konflikti 38 vjeçari, Osma është dëmtuar me mjete prerëse në trup ndërsa 41 vjeçari, Dushku është dëmtuar me sendë të forta në kokë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale "Plagosje lehtë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Të fundit