Flash News

KRYESORE

Sherri me shkopa bejsbolli me përfaqësuesit e PS, dorëhiqet drejtori i PDIU në bashkinë e Dibrës

Sherri me shkopa bejsbolli me përfaqësuesit e PS, dorëhiqet

Përfaqësuesi i PDIU në Bashkinë Dibër, Drini Mataj ka dhënë dorëheqjen  nga posti i drejtuesit të burimeve njerëzore, pas sherrit me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të forta me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ku ai ra pre e dhunës.

Në atë kohë, kryetari i bashkisë Muharem Rama akuzoi si iniciator të dhunën zëvendësin e tij, Ernolt Cani, përfaqësues i PDIU-së.

Ky i fundit u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë dhe aktualisht ndodhet në Burgun e Burrelit. Dorëheqja e Drini Matajt po kalohet në heshtje nga vendorët e Dibrës. Fillimisht ai i kërkoi kryebashkiakut Rama të firmoste largimin e 18 punonjësve të gjetur me shkelje, shumica anëtarë dhe mbështetës të PDIU-së.

Sipas informacioneve, Mataj nuk e ka pritur mirë mos-firmosjen e propozimit të tij nga kryetari i bashkisë, ndaj ka vendosur largimin nga Dibra. Ai nuk është prononcuar për mediat por mendohet se mes socialistëve dhe çamëve në Dibër ka një “marrëveshje” për ta qetësuar situatën e krijuar muaj më parë dhe pse jo dhe bashkëpunim mes tyre.

Të fundit