Flash News

KRYESORE

“Sheshi”/ Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta Markut, përgjigjet KLP pas mbledhjes me dyer të mbyllura

“Sheshi”/ Kërkesa e opozitës për shkarkimin e Arta

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shqyrtuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Në kërkesë, opozita akuzon Markun se ka shkelur ligjin në rastin e verifikimit të Bujar Sheshit, anëtar i KLP-së, për të cilën është denoncuar se ka qenë pjesë e ish-sigurimit të shtetit.

Pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllur, kreu i KLP, Genti Ibrahimi tha se kjo kërkesë nuk është në kompetencat e këtij institucioni.

“Këshilli nuk është organ që del me rezoluta, këshilli merr vendime. Se kujt i përkasin kompetencat për shqyrtimin e kësaj kërkese do t’i shikoni në shkresën zyrtare qe do bëhet publike nesër në faqen e këshillit. Këshilli me delegoi kompetencën që të kthej përgjigje në rrugë administrative dy subjekteve të kërkesës”, u shpreh Ibrahimi për mediat, pa dhënë sqarime konkrete.

Të fundit