Flash News

KRYESORE

Shfaqet Artan Lame: Banesat te 'Unaza e Re' do ndahen në lista; do duhen disa ditë për njoftimin

Shfaqet Artan Lame: Banesat te 'Unaza e Re' do ndahen në lista;

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame është shfaqur këtë mbrëmje për të folur për herë të parë për çështjen e 'Unazës së Re'. Gjatë emisionit 'Open', Lame tha se banesat që do të shemben do të ndahen në disa lista në bazë të procedurave ligjore.

"Nuk mund të bëhet asnjë shpronësim në çdo vend normal pa qenë i regjistruar në Hipotekë. Do duhen disa ditë të krijojnë listat e ndryshme dhe pas kësaj secilit nga 200 subjektet do të marrin nga një lajmërim nëse janë në listën për shpronësim apo për qira afatgjatë", tha Lame.

Lame garantoi se asnjë prej objekteve që preket nga projekti i zgjerimit të rrugës nuk do të shembet pa dalë dokumenti i skualifikimit nga procesi i legalizimit.

Të fundit