Shfaqet i nxirë dhe me mjekër pas karantinës, Veliaj tregon si e përjetoi covid-19: Fillimisht e kaloi djali, më pas unë me Ajolën

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer përballjen e tij me covid-19.

Teksa dje njoftoi se ka rezultuar negativ në testin e fundit, Veliaj tregoi për Report tv simptomat e para dhe momentin kur mësoi se ishte i prekur me COVID-19.

“Kisha këputje, duhej të bëja një lidhje online, por e anulova mbledhje. Thash mos ishte pagjumësi, më pas pata djegie në fyt dhe këputje që u bë më e theksuar nga pasditja. Më pas lajmërova shërbimin, bëra testin. Nga darka më erdhi përgjigja dhe menjëherë ndërpreva kontaktet dhe u karantinova”, tha Veliaj, i cili u shfaq pas karantinës me një pamje tjetër, me mjekër dhe i më i nxirë në lëkurë.

Veliaj tregoi se ka qenë fillimisht djali i tij, Kajan që kishte shfaqur i pari simptomat, e më pas bashkëshortja dhe ai.

” Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi profesional tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. Pak kujdes nuk na bën keq”, tha Veliaj.