Flash News

KRYESORE

Shfaqet Linda Rama në Nju Jork, merr pjesë në drekën e shtruar nga Melania Trump

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, e cila është po e shoqëron Presidentin e Republikës së Kosovës në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, dhe bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama, kanë marrë pjesë në drekën zyrtare të shtruar nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Në këtë ngjarje, Zonjat Thaçi dhe Rama takuan gra të liderëve të shumtë botërorë, duke përfshirë ato nga vendet si Franca, Gana, Maqedonia, Nauru, Ekuadori, nga shtete të ndryshme afrikane dhe aziatike.

Para drekës zyrtare, Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne duhet t’ua mësojmë të gjithë fëmijëve vlerat e ndjeshmërisë dhe komunikimit që përbëjnë thelbin e mirësisë, ndërgjegjes, integritetit dhe të lidershipit. Asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet i uritur, i përndjekur, i frikësuar, i terrorizuar, i ngacmuar apo i izoluar”, ka thënë gjatë fjalës së saj Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump.

Hoteli super-luksoz që Edi Rama zgjodhi për të takuar liderin e vetëm gjatë Asamblesë së OKB-së

Të fundit