Flash News

KRYESORE

Shfaqet në kinema filmi i parë shqiptar me një histori homoseksualësh

Shfaqet në kinema filmi i parë shqiptar me një histori

Filmi shqiptar “The Marriage”,  ose ndryshe “Martesa”, i cilësuar si nje ndër hyrjet më të mira të filmave europian, ka nisur transmetimin dje në kinematë e Kosovës.

Protagonistët e filmit, Bekimi dhe Anita po martohen, por ajo nuk e di se Bekimi është ende i dashuruar me shokun e tij të ngushtë, Nolin.

Ky është filmi i parë shqiptar me një histori homoseksualësh.

Filmi ka marrë dy çmime, “FIPRESCI Prize” dhe “Special Jury Prize” dhe një nominim si “Filmi më i mirë i gjatë” në Tallinn Black Nights Film Festival.

Në rolet kryesore janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi, Genc Salihu dhe regjia nga Blerta Zeqiri.

Të fundit