Flash News

KRYESORE

Shfaqet pas shumë kohësh Elsa Lila, në foto me avokatin e njohur shqiptar që i shpëtoi mrekullisht tragjedisë në Genova

U bë kohë e gjatë që këngëtarja e njohur shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Itali, nuk shfaqet në media, apo të sjellë ndonjë projekt muzikor.

Së fundmi, ajo është shfaqur në një moment të rëndësishëm për të. Elsa shfaqet në një foto me dajën e saj, Saimir Vishaj, avokati i njohur në Tiranë.

Ky i fundit i shpëtoi mrekullisht dhe ishte nga ‘fatlumët’ që ka qenë vetëm 9 minuta larg tragjedisë në Genova, ku shembja e urës ka shkaktuar deri tani 41 viktima e shumë të plagosur.

“Faleminderit Zoti im..mbas 9 min ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruante katër ditë më parë Vishaj.

Ndërkohë, së fundmi ai ka publikuar një foto me mbesën e tij, Elsa Lila. Ajo shfaqet mjaft në formë dhe duket mjaft e lumtur që daja i saj është shëndosh e mirë.

"I lumtur me mbesën time", shkruan avokati në rrjetet sociale.

Të fundit