Flash News

KRYESORE

Shfaqin afeksion kur janë kamerat afër, fansat mendojnë se lidhja e Shawn dhe Camila-s është false

Camila Cabello dhe Shaën Mendes kanë sjellë bashkëpunimit e tyre "Senorita" si krye-hitin e kësaj vere. Një këngë e cila është kthyer në të preferuarën e shumë njerëzve në të gjithë botën dhe me një klip shumë sensual.

Skenat në klip midis dy këngëtarëve dhe kimia që kishin bashkë, shtoi dyshimet se ata po kalonin një romancë dashurie. Edhe pse e refuzuan në mënyrë kategorike, së fundmi Camila-n dhe Shawn i shohim vetëm duke u puthur dhe në momente intime.

Shumë prej fansave mendojnë se kjo romancë është false sepse sipas tyre,  sa herë kanë kamera pranë, shfaqin më shumë afeksion për njëri-tjetrin.

E ndërsa sipas “Cosmopolitan” kjo mund të jetë sepse ata janë shumë të dashuruar dhe nuk e kanë problem ta tregojnë këtë para të gjithëve.  Gjithsesi, çifti ende nuk e kanë pranuar publikisht dhe as e kanë zyrtarizuar lidhjen.

Të fundit