Flash News

KRYESORE

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve shqiptarë. Metodat që përdornin

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion, shkatërrohet rrjeti i

Grupi prej 8 trafikantësh shqiptarë që shfrytëzonin vajzat për prostitucion është shkatërruar nga policia greke. Mediat greke, shkruajnë se grupi u arrestua në Athinë.

Mësohet se shqiptarët ishin të moshës 25 deri në 68 vjeç dhe shfrytëzonin për prostitucion vajza të huaja, kryesisht nga Bjellorusia të cilat kërkonin azil në Greqi.

Ata i detyronin të rejat të punonin 15-16 orë në ditë, secila me rreth 40 klientë dhe pagesa ishte 20 Euro për çdo vajzë.

Të ardhurat në ditë që fitonte rrjeti i shqiptarëve arrinin në rreth 800 Euro, ndërsa fitimet në total për 24 orë nga shfrytëzimi i të gjitha vajzave varionin 8-12 mijë Euro.

Mësohet se policia ra në gjurmët e grupit, pas arratisë së dy vajzave të keqtrajtuara. Ishin ato që denoncuan në polici rastin.

 

Të fundit