Flash News

KRYESORE

Shfrytëzuan 16 vjeçaren për prostitucion, policia arreston tre persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Shfrytëzuan 16 vjeçaren për prostitucion, policia arreston tre

Më datë 10.11.2017, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe të mirëorganizuar, nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, u arrestuan në flagrancë shtetasit me iniciale K. C, 24 vjeç, banues në Krujë; I.K, 26 vjeç , banues në Krujë dhe Gj.Gj, 26 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Gj.25 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllim prostitucioni shtesasen e mitur XH.K., 16 vjeçe.

Vepra penale " Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura", parashikuar nga neni 101/2 në ngarkim të shtetasve K.C e I. K.

Vepra penale " Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar nga neni 114/2 në ngarkim të shtetasve F. Gj. dhe Gj.Gj.

Materialet proçeduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Të fundit