Flash News

KRYESORE

Shfuqizimi i zgjedhjeve, Meta kujton Ramiz Alinë: Precedenti i parë më 1991, shtyu zgjedhjet me dy muaj

Shfuqizimi i zgjedhjeve, Meta kujton Ramiz Alinë: Precedenti i parë

Presidenti Ilir Meta ka nisur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor. Teksa deputeti demokrat Halit Valteri  pyet se cili nen jep të drejtën për të anuluar datën e zgjedhjeve, Presidenti përgjigjet se ky nuk është rasti i vetëm që ndodh diçka e tillë në vend, duke argumentuar se kjo për shkak të rrethanave.

"Janë disa presidentë që kanë vepruar në mënyrë të tillë apo të ngjashme për shkak të rrethanave. Për zgjedhje të përgjithshme apo vendore. Precedenti i parë në 1991 nga Ramiz Alia. Ramiz Alia ka shtyrë zgjedhjet me dy muaj për ti dhënë kohë opozitës. Mendoj se është e tepërt që t'i kërkosh një ish-studenti të dhjetorit që të shërbejë apo të heshtë pas 30 vjetësh te kthimi i një precedenti tjetër"-u shpreh Meta.

 

 

Të fundit