Flash News

KRYESORE

Shi dhe shtrëngata, si do të jetë moti sot dhe nesër

Duket se fillimi i muajit prill ka nisur me shira dhe luhatje temperaturash. Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet e shiut do të vijojnë sot dhe nesër, ndërsa lumenjtë do të pësojnë një fryrje edhe për shkak të shkrirjes së borës nga zonat malore, prej rritjes së temperaturave.  

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve sot (e diel, dt.01). Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve”, sqaron Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.01), priten reshje të dobëta në të gjithë vendin, por lokalisht deri mesatare në pjesën më të madhe të qarqeve. Në disa raste ato do të shoqërohen edhe me shtrëngata. Nesër (e hënë, dt.02) reshjet priten kryesisht deri në mëngjes dhe do të pësojnë një dobësim gradual të intensitetit të tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 16 °C

në vendet e ulëta: 8 / 17 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

 

Të fundit