Flash News

KRYESORE

Shifra alarmante në Ballkan, raportohen 72 viktima nga gripi i derrit

Shifra alarmante në Ballkan, raportohen 72 viktima nga gripi i derrit

Numri i viktimave nga gripi i derrit në Ballkan ka arritur në 72, duke ngritur alarm për përhapjen e epidemisë.

Virusi H1N1 ka prekur qindra persona, ku numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Rumani, si pasojë e infektimit nga gripi i derrit kanë humbur jetën 54 persona.

Nderkohë, viktima të tjera janë raportuar edhe në Bosnje, Greqi e Mal të Zi.

Autoritetet janë gati të shpallin gjendjen e epidemisë gripale, ndërsa shumë shkolla kanë pezulluar mësimin.

Sipas autoriteteve, viktimat janë persona që kanë pasur probleme të tjera shëndetësore dhe imuniteti i tyre është përkeqësuar si pasojë e virusit H1N1.

Virusi i gripit të derrit mund të përhapet me anë të kollitjes, teshtimës dhe qëndrimit për një kohë të gjatë në ambiente me njerëz të infektuar.

Të fundit