Flash News

KRYESORE

Shifra e 'çmendur' që Erion Veliaj do shpenzojë për inagurimin e sheshit ‘Skënderbej’, ekspertë nga SHBA dhe 4 ditë koncert

Shifra e 'çmendur' që Erion Veliaj do shpenzojë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të inagurojë nesër sheshin “Skënderbej”, i rikonstruktuar me bekimin e kryeministrit Edi Rama. Shpenzimeve marramendese të rikonstruksionit do i shtohen edhe shumë para të tjera për inagurimin, që dalin nga xhepat e qytetarëve të Tiranës.

Politiko.al mëson se bashkia e Tiranës do të shpenzojë 400 mijë euro për ceremoninë e 10 qershorit. Vetëm ndriçimi dhe fonia e aktivitetit do të kushtojë 80 mijë euro, ndërsa çmimi i ekranit gjigant arrin deri në 50 mijë euro.

Veliaj ka zgjedhur Ergi Kuken, djalin e Pali Kukes, i cili punon në SHBA, për t’u marrë me efektet gjatë ceremonisë, që do të kapin vlerën e 30 mijë eurove, raporton Politiko.

Një koncert katër ditor do të zhvillohet në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa një prej këngëtareve të ftuara është Aurela Gaçe, si dhe artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

400 mijë euro është një prej ‘dhuratave’ që Erion Veliaj po i bën kryeministrit Edi Rama në këtë fushatë, si shenjë respekti për zgjedhjen në krye të Tiranës. Në një kohë kur bashkia ka rritur taksat për bizneset dhe ka vendosur taksa të reja për qytetarët, 400 mijë euro është një shifër që nuk mund të justifikohet lehtë.

Të fundit