Flash News

KRYESORE

Shifra minimale votuesish në Kavajë. “Keqardhje për ju që votuat 4 herë”

Shifra minimale votuesish në Kavajë. “Keqardhje për ju

Kryebashkiaku aktual i PD-së në Kavajë, Isa Sakja ka falënderuar qytetarët për bojkotin e votimeve te dites se sotme. Sipas tij, nga monitorimet e tyre rezulton se kanë votuat vetëm 8% e qytetareve ose e thënë ndryshe 5208 votues në total.

“Nga monitorimet tona te filmuara ne cdo qender nga anetaret e mbeshtetesit tane, nga media lokale dhe ajo kombetare per 12 ore rresht rezulton te kene votuar 5208 vete nga 63445 votues te regjistruar ose rreth 8% e personave me te drejte vote. Faleminderit qe sfiduat presionin! Keqardhje per ju qe votuat per te gjithe familjen, ju qe votuat mbi 4 here. Ju kemi te dokumentuar dhe te identifikuar. Keqardhje qe nuk u ngritet dot ne lartesine e shpirtit te lire e demokrat kavajas”, shkruan ai në një postim në ‘Facebook’.

Të fundit