Flash News

KRYESORE

Shifra shqetësuese mbi hipertensionin në Shqipëri, 38 mijë persona pësojnë infarkt çdo vit

Shifra shqetësuese mbi hipertensionin në Shqipëri, 38 mijë

Të dhënat e kontrollit bazë shëndetësor nga mosha 35-70 vjeç kanë nxjerrë në dukje sëmundjet nga të cilat vuan popullata.

Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endocrine, përfshirë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive.

Për herë të parë nga “check-up” janë evidentuar dhe rastet e reja në një vit, ku numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare.

Rreth 3800 persona pësojnë infarkt në një vit dhe përllogariten 133 pacientë për 100 mijë banorë.

Nga këto të dhëna rezultojën se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulët janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Sipas mjekëve kjo lidhet dhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit të qyteteve për veten. Por gjithsesi hipertensioni konsiderohet si “vrasësi” më i madh i shqiptarëve.

“Kjo sëmundje ndikon tek të gjithë organet tek zemra, veshkat e sytë”, tregon Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë.

Reth 53 % e vdekjeve të shqiptarëve shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëm 16.4% e tyre shkaktohet nga sëmundjet tumorale.

Të fundit