Flash News

KRYESORE

Shifrat/ Katër muaj para zgjedhjeve, Veliaj kthen Tiranën në “shesh ndërtimi”

Kur kanë mbetur edhe katër muaj nga organizimi i zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit [ndonëse nuk dihet nëse do të zhvillohen për shkak të bojkotit të opozitës], bashkia e Tiranës vijon të jap leje ndërtimi pa kriter. Shifrat e publikuar nga INSTAT, tregojnë se gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2018, në total bashkia ka dhënë 120 leje ndërtimi, që është një numër rekord krahasuar me të dhënat muajve të kaluar. Kështu, në tre mujorin e parë të 2018-ës u dhanë në total 65 leje, në tre-mujorin e dytë u lëshuan 99 ndërsa në tre mujorin e tretë nisi ndërtimi i 104 ndërtimeve të reja. Veliaj është kritikuar shpesh për zvogëlimin e hapësirave publike, duke e renditur kryeqytetin shqiptar në një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Europë. Të dhënat e Organizatës Botërotë të Shëndetësisë, të publikuara vitin e kaluar raportonin se Tirana është 60 % më i ndotur se niveli i lejuar. Ndërkohë, nga qytetet e tjera të vendit sa i përket ndërtimeve, në vend të dytë renditet Durrësi me 44 leje, Korça me 30 dhe Fieri me 29.

Te dhenat jane marre nga INSTAT-i:

Të fundit