All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shifrat zyrtare: Kjo është mosha mesatare e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri

Shifrat zyrtare: Kjo është mosha mesatare e të infektuarve me
All - Paragraf - 1

Mosha mesatare e të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri është 50 vjeç.

All - Paragraf - 3

Ky fakt u konfirmua nga Silva Bino, specialistja e ISHP gjatë përditësimi të të dhënave mbi situatën e krijuar në vendin tonë.

“Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”, tha Bino.

Ajo dha sqartime edhe për moshën mesatare të viktimave.

“Numri i personave të cilët kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15 dhe mosha mesatare e tyre ka qenë 66 vjeç deri në 80 vjeç.  Të gjithë këta persona kanë patur sëmundje bashkëshoqëruese që janë bërë shpesh një nga shkaqet e vdekjes”,tha Bino.

Deri tani, janë konfirmuar pozitivë 259 persona dhe janë shënuar 15 viktima.

https://politiko.al/shkon-ne-259-numri-i-personave-te-prekur-nga-covid-19-ne-shqiperi-kater-ne-gjendje-kritike/

Të fundit