Flash News

KRYESORE

"Shihni nga ç’familje vjen”, Ardi Veliu takim me të ëmën e 15-vjeçarit pas deklaratës publike: U ndje e lënduar me të drejtë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me zv.drejtoren Aida Hajnaj ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me Zaida Çobon, të ëmën e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia.

Në një deklaratë për mediat, theksohet se takimi i sotëm është zhvilluar me qëllim për t’i kërkuar asaj personalisht ndjesë publike, duke shprehur keqardhje për atë që kishte deklaruar më herët në Komisionin e Sigurisë,

“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike.

Dëshiroja që ndjesën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj.

Përfitoj nga rasti ta përsëris edhe njëherë që jam i keqardhur për komentin tim dhe shpresoj që të jetë kuptuar nga të gjithë që ato fjalë nuk kishin qëllim fare të justifikonin policin (i cili është pezulluar menjëherë pas ngjarjes).

Po ashtu nuk më ka shkuar kurrë mendja të lëndoj zonjën apo familjen e saj me atë koment. Ndjesë edhe njëherë!” – u shpreh Veliu pas bisedës.

Të fundit