Flash News

KRYESORE

Shijak, policia sekuestron heroinë dhe armë në banesë, pronari në kërkim

Shijak, policia sekuestron heroinë dhe armë në banesë,

Mbrëmjen e djeshme në Durrës u finalizua me sukses operacioni antidrogë i koduar “Mbrëmja”, ku u sekuestrua një sasi herione, një sasi fishekësh luftarak dhe armë të ftohta.

Në momentin e kontrollit pronari i banesës nuk ndodhej në shtëpi dhe për pasojë policia e ka shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Mbrëmja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë;

• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;

• një thikë me gjatësi 27 cm dhe

• 124 copë fishekë model 56.

Shtetasi B.K, pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 283/1, 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.

 

Të fundit