Flash News

KRYESORE

Shikoni fytyrat e këtyre zonjave dhe kuptoni pse sillet në këtë mënyrë Edi Rama (Video)

Shikoni fytyrat e këtyre zonjave dhe kuptoni pse sillet në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një video të xhiruar nga celulari teksa ai futet në mes të turmës së grave që kishin dalë për ta dëgjuar.

Në këtë video të bëjnë përshtypje fytyrat e grave kur pranë tyre kalon kryeministri. Ato e shohin Edi Ramën me një adhurim që do e kishte zili çdo kryeministër i një prej vendeve nordike, atje ku gratë trajtohen në mënyrë të barabartë, kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, marrin asistencë për çdo fëmijë dhe kanë kushtet maksimale të jetesës.

Dikush mund të thotë se ato janë nxjerrë në shesh me presion, po, është e vërtetë që ka raste të tilla, por ata njerëz preferojnë të rrinë në fund të turmës, jo në mes të saj.

Mjafton të shihet kjo video për të kuptuar arrogancën dhe vetëkënaqësinë që ndjen kryeministri i vendit më të varfër të Europës.

Adhurimi që këto zonja tregojnë në syte tyre për Edi Ramën, ka qenë i njejti edhe kur pranë tyre kalonte Sali Berisha, dhe nuk ka për të ndryshuar as me Lulzim Bashën.

 

Të fundit