Flash News

KRYESORE

Shira intensiv dhe shtrëngata, pas Tiranës vjen radha e një tjetër qyteti të madh

Dy ditë më parë, Tirana u dominua nga reshje intensive, shoqëruar me stuhi të forta dhe rrebeshe, duke shkaktuar jo pak probleme për kryeqytetin.

Mirëpo, duket se ‘rreziku’ nuk ka kaluar ende, por kësaj here do të zhvendoset nga Tirana në qytetin e Vlorës.

Sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet intensive të rikthehen nesër në Vlorë dhe mesatarisht edhe në Kukës, Shkodër, Dibër etj..

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.24) dhe nesër (e hënë, dt.25) në qarkun Vlorë pritet të ketë reshje mesatare dhe lokalisht intensive të cilat do të shoqërohen dhe me shtrëngata, ndërsa në shumicën e qarqeve të vendit, reshjet priten të jenë të dobëta dhe lokalisht mesatare por në qarkun Kukës ato do të shoqërohen dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 26 °C

në vendet e ulëta: 16 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 19 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.24) dhe nesër (e hënë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Të fundit