Flash News

KRYESORE

Shirokë/ Makina digjet në flakë, familjarët brenda

Shirokë/ Makina digjet në flakë, familjarët brenda

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në zonën turistike në Shirokës. Burime bëjnë me dije se një automjet tip “Ford Focus” u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Mësohet se brenda tij ndodheshin katër pjesëtarë të një familje që fatmirësisht kanë shpëtuar pa u lënduar. Drejtuesi i mjetit arriti të dalë në kohë nga mjeti duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë elektrike që shkrumboi më pas automjetin.

 

Të fundit