Flash News

KRYESORE

Shishe uji dhe letra  drejt kryeministrit, Kryemadhi: Ministri i Ramës i provokoi!

Shishe uji dhe letra  drejt kryeministrit, Kryemadhi: Ministri i Ramës

Seanca parlamentare e ditës së sotme u mbyll me përjashtimin e 3 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.

Në një prononcim për median, Monika Kryemadhi u shpreh se deputetët e opozitës u provokuan nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka qëlluar me ujë deputet.

“Bushati ka qëlluar me ujë deputetët e opozitës. Pastaj dhe ata me letra dhe me shishe uji”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se “Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar nga salla e Kuvendit. Besoj se ju e keni parë sot pafytyrësin e Ramës dhe Ruçit që nuk përjashtuan Ditmir Bushatin. Rama largohet nga përgjegjësia e fëmijëve të vetë, e politikës”.

Më tej Kryemadhi shtoi se Rama është njeri me probleme mendore dhe se duhet të përjashtohet patjetër.

Të fundit