Flash News

KRYESORE

Shisnin kokainë në lokalet me muzikë tallava, arrestohen dy persona në Tiranë

Shisnin kokainë në lokalet me muzikë tallava, arrestohen dy

Policia e Tiranës bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Pazari i Mesnatës", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, A. Z, 56 vjeç dhe Z.B, 30-vjeç, të dy banues në Lezhë.

Për shtetasit e lartpërmendur, policia thotë se disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” në lokalet me muzikë dhe tallava, në zona të ndryshme të Tiranës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Audi", brenda të cilit ndodheshin këta shtetas u gjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, automjet tip "Audi" dhe tip "Renault", dy aparate celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit