Flash News

KRYESORE

Shiste sende me vlerë të vjedhura nga i vëllai në Gjermani, arrestohet punonjësi i policisë rrugore

Shiste sende me vlerë të vjedhura nga i vëllai në Gjermani,

Një inspektor i Policisë Rrugore në Lezhë është vënë në pranga, pasi nga hetimet e dokumentuara rezulton se ka pranuar sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani duke i përdorur përkohësisht, e shitur më vonë në treg.

Në pranga ra inspektorit E.I., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie në Seksionin e Policisë Rrugore, pranë DVP Lezhë.

Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e efektivit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sende të vjedhura, me vlerë të lartë në treg, si orë, bizhuteri, pajisje kuzhine, pajisje elektronike etj., por edhe një armë gjahu pa leje. Të gjitha sendet dyshohet se janë vjedhur në shtetin gjerman.

Në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit të Policisë Rrugore në Lezhë.

Të fundit