Flash News

KRYESORE

Shitblerja e votave, ish deputeti i PD: Jo vetëm dosja 339, por edhe 184 e shumë të tjera

Shitblerja e votave, ish deputeti i PD: Jo vetëm dosja 339, por edhe 184 e

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shprehur se dosja 339 dhe 184 e shumë të tjera janë dosjet e grabitjes së lirisë së votës, të korrupsionit zgjedhor e të bashkëpunimit me krimin.

Sipas Boçit, këto dosje janë ato që kanë prodhuar parlamentin qesharak monopartiak dhe që kanë mbjellë pabarazi, mjerim e mungesë shprese.

Postimi i plotë:

Nuk qenka vetëm 339-ta.Është dhe 184-tra! Dhe nuk është vetëm 184-tra.  Ka dhe shumë e më shumë. Njerëzit e dinë, e kanë provuar e po e vuajnë. E këtu nuk jemi në numerologjinë e fateve.

Jemi tek dosjet e grabitjes së lirisë së votës, të korrupsionit zgjedhor e të bashkëpunimit me krimin. Jemi tek dosjet mbi të cilat është ngritur kalbësira e pushtetit rilindas.

Dosjet që kanë prodhuar parlamentin qesharak monopartiak. Dosjet mbi të cilat majmet makutëria qeveritare e hajdutëria pushtetare. Dosjet që kanë mbjellë pabarazi, mjerim e mungesë shprese.

Dosjet që kanë ndërsyer juntën policore me gaz helmues e lotsjellës ndaj protestuesve. Dosjet që detyrojnë Kllounin-kryeministër të shëtisë pa busull, aty ku i sajojnë takimet. Jemi tek të vërtetat ulëritëse që kanë vënë në pikëpyetje vlerën e demokracisë.

Të vërtetat që na bindin të vazhdojmë protestën tonë me intensitet, deri në triumfin e drejtësisë politike, drejtësisë sociale dhe drejtësisë ekonomike.

5 Marsi duhet të shndërrohet në ditën e parlamentit qytetar dhe jo në vazhdimin e parlamentit të dallkaukëve, zuzarëve, e kopukëve.

Të gjithë në protestë, për të shembur klonet, me gjemba e tym, policore e për të shporrur klanet mafioze që mbrohen pas pamjes së rreme të Parlamentit të marrë fund!

Të fundit