Flash News

KRYESORE

Shitblerja e votave, Rama: Edhe në Itali ka deputetë që akuzohen për bashkëpunim me mafian

Shitblerja e votave, Rama: Edhe në Itali ka deputetë që akuzohen

Akuzat e shitblerjes së votave janë cilësuar nga kryeministri Edi Rama si denoncime pa prova, pavarësisht raporteve të DASH dhe publikimeve të përgjimeve nga VOA se në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës ka patur shitblerje votash.

Nga këto përgjime, rezultoi se nga dosja 339 renditen fakte që provojnë lidhjet e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me krimin e organizuar.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Rama ka dashur të sulmojë opozitën duke marrë si shembull parlamentin italian, ku sipas tij edhe pse një nga vendet me ekonomi të fuqishme, sot diskutohet ende për shitblerjen e votës.

“Në Kodin Penal shumë shpejt do merren masa të reja për integritetin e votës, shitblerjen e votës, do bëjmë propozimet tona dhe mund ta shtrëngojmë më shumë rrethin për ata të cilët janë ushtrues të këtij aktiviteti të paligjshëm në fushatë. Por nga ana tjetër, këtë javë parlamenti italian ka një diskutim për shitblerjen e votës, ekonomia e pestë më e madhe e botës, ka në Itali deputetë të dënuar për bashkëpunim me mafian, edhe për votat, ama nuk ka një njeri që thotë se meqë forcat politike filan është gjykuar nga gjykata italiane se ka pranuar si dhuratë nga mafia një numër të caktuar votash, zgjedhjet në atë zonë janë të pavlefshme, është e pakonceptueshme, por këtu kemi të bëjmë me llafe e jo me prova, kjo i takon drejtësisë, detyra jonë është që t’i adresojmë me mjetet që disponojmë”, tha Rama.

Të fundit