Flash News

KRYESORE

Shitësit e ‘tregut të Orizit’ në Vlorë në protestë: Rama të na japë pagën e luftës ose do shtrihemi në rrugë

Shitësit e ‘tregut të Orizit’ në Vlorë në

Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë, i cili u mbyll pasi nuk respektonte masat e distancimit social gjatë pandemisë, kanë protestuar ditën e sotme.

Ata janë vendosur para prefekturës se qytetit duke kërkuar me ngulm pagat e ‘luftës’.

Tregtarët ankohen se ato nuk janë lajmëruar më herët nga policia se tregua do të mbyllet dhe për këtë malli i blerë po hidhet rrugëve. Ata thanë se Rama duhet t'u japë një pagë lufte nëse tregu nuk hapet, në të kundërt do të shtihen në rrugë.

"Nëse bashkia për dy apo tre ditë plotëson kushtet do të hapet tregu. Nëse këta e hedhin topin sa andej këndej, atëherë ne nuk do dalim të shkrihem rrugëve pa pyetur se është virus apo jo pasi nuk kemi çfarë të bëjmë, në të kundërt kryeministri të na japë një pagë lufte, nuk kemi çfarë të bëjmë", shprehen tregtarët për Report tv.

Më 15 prill, bashkia e Vlorës vendosi të mbyllë tregun e Orizit, vendim i konsultuar me AKU, pas mungesës së kushteve higjenike dhe mos respektimit të distancimit social.

Për tregun u tha se do të vendoset të gjitha masat e duhura për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19 dhe më pas do të hapet sërish, por tregtarët shprehen se kjo gjë nuk po ndodh.

Të fundit