Flash News

KRYESORE

Shitet zyrtarisht “Tirana Bank”, del shifra për sa u ble nga Samir Mane dhe biznesmeni maqedonas

Shitet zyrtarisht “Tirana Bank”, del shifra për sa u ble nga

Shitet zyrtarisht “Tirana Bank”.

Grupi Balfin dhe Komercijalna Banka kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën e Pireut për të marrë në zotërim aksionet e Tirana Bank, pjesa më e madhe e të cilave do t’i përkasë Grupit Balfin në degën e saj në Shqipëri.

Sipas agjencisë së lajmeve maqedonase, INA, transaksioni thuhet se është subjekt i kushteve, duke përfshirë miratimet rregullatore dhe të tjera nga autoritetet përkatëse në Komisionin Europian, Greqi dhe Shqipëri, si dhe Fondin Helenik të Stabilitetit Financiar.

Shuma totale në konsideratë arrin në 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve të Bankës Piraeus në Tirana Bank.

INA thekson se unicredit ka vepruar si këshilltar ekskluziv financiar i Pireut për transaksionin. Norton Rose veproi si këshilltar ligjor ndërkombëtar i Piraeus dhe Boga & Associates si këshilltar ligjor lokal i Pireut për Transaksionin, përfundon njoftimi zyrtar i bankës së Pireut.

Tirana Bank është banka e gjashtë më e madhe në vend. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, totali i aktiveve të bankës ishte rreth 80 miliardë lekë në fund të vitit 2017, ose rreth 5.3% e totalit të aktiveve në sistem. Banka ka 4.2% të stokut të kredive dhe 5.2% të depozitave dhe e kishte mbyllur vitin 2017 me një fitim prej 69 milionë lekësh. Numri i punonjësve ishte 439 në fund të vitit 2017, teksa banka ka 39 degë.

Kjo është banka e dytë me kapital grek që shitet, pasi NBG u ble në muajt e parë të këtij viti nga Abi bank.

Grupi Balfin është në pronësi të biznesmenit shqiptar Samir Mane, ndërsa Komercijalna Banka apo Banka Komerciale në Maqedoni është në pronësi të bankierit dhe ish-kryeministrit me origjinë vllehe, Hari Kostov.

Të fundit