Flash News

KRYESORE

A i shiti Basha zgjedhjet e 25 qershorit? Flet Patozi: Unë nuk e them dot

A i shiti Basha zgjedhjet e 25 qershorit? Flet Patozi: Unë nuk e them dot

Një ndër kritikët e Lulzim Bashës në PD, Astrit Patozi, vijoi sot në Vlorë turin e tij të takimeve.

Nga qyteti bregdetar Patozi tha se më e rëndë se humbja është sjellja e Lulzim Bashës pas rezultatit të 25 qershorit.

“Basha erdhi këtu në fushatë dhe premtoi që do të fitonte. Humbi. Tani nuk mban asnjë përgjegjësi, por vjen sërish dhe thotë ne humbëm, po nuk ka problem. A thua se është humbje e Flamurtarit dhe do fitojmë javën tjetër. Janë 4 vite për demokratët që do të sakrifikojnë” , tha Patozi që bëri edhe një koment për akuzën që se Basha shiti zgjedhjet.

“Dikush i ka thënë Bashës kur erdhi në Vlorë që “na shite”. Unë nuk e them dot. Jo se po e kursej, por se nuk kam prova. Në rast se nuk na shiti ia vodhën për shkak të paaftësisë. Problemi është që për këtë a do mbajë dikush përgjegjësi?”, vijoi ai.

Të fundit